Lajmet e fundit

I ftuari i radhës në Gjykatën Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit është Selim Krasniqi.
Këtë e bëri të ditur vetë Krasniqi se tashmë ka pranuar ftesën nga Dhomat e Specializuara për t’u paraqitur në Hagë më 6 shkurt, njofton Klan Kosova.
Ai tha se është krenar me luftën e UÇK-së, kontributin e tij dhe të familjarëve.
Ky është postimi i plotë i tij:
"Në këto momente pranova ftesën nga zyra e prokurorisë së specializuar, për tu paraqitur në Hagë më: 06.02.2020, në cilësin e të dyshuarit! Krenar me luftën e UÇK-ës, kontributin tim dhe familjarëve të mi dhe gjakun e derdhur për Liri. Lavdi gjithë të rënëve për Liri. SK