23.04.2016 · përditësuar para 3753 dite1 min lexim
Është arrestuar anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari për media i Vetëvendosjes, Adonis Tahiri, në llogarinë e tij në Facebook.
“Artani u arrestua sot, me urdhërarrest të vjetër, me të cilin është arrestuar më parë”, ka shkruar Tahiri.
“Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje që të ndalen përndjekjet dhe arrestimet e tilla, të lirohen aktivistët e arrestuar, dhe të çlirohet një herë e përgjithmonë sistemi i drejtësisë ashtu që të mund të kemi shtet të së drejtës dhe shtet të barabartë për të gjithë”.
“Gjykatat dhe Policia do të duhej të angazhoheshin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që nyjet i kanë në majat e pushtetit”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.