Lajmet e fundit

Një diplomat rus i rangut të lartë, është gjetur i vdekur me plagë të marra nga armët .
Petr Polshikov, 56 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Moskë, me një plumb në kokë.
Vrasja e tij ka ardhur menjëherë pasi ambasadori Rus në Ankara, Andrey Karlov u vra në një galeri derisa po mbante një fjalim.
Ndërsa, sa i përket Polshikovit, policia po e heton rastin dhe ka raportuar se një armë është gjetur nën lavamanin e banjës së tij, raportojnë mediat ruse, transmeton Klan Kosova.
