Lajmet e fundit

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka ngjallur zemërim pas një deklaratë të dhënë në Karolinën e Veriut.
Ai ka thënë se kandidatja demokratike për presidente, Hillary Clinton, mund që vet t’i emëroj gjyqtarët në Gjykatën e Lartë, nëse ajo fiton, duke e kërcënuar kështu mbajtjen e armëve që është e garantuar me Amandamentin e Dytë, transmeton Klan Kosova.
Trump u ka sugjeruar përkrahësve të tij që mbrojtësit e të drejtave të armëve mund ta ndalojnë Clinton që ta merr pushtetin.
Këto fjalë të tij janë gjykuar shumë ashpër në internet, duke e akuzuar atë për nxitje të dhunës.
“Hillary dëshiron ta heq, ta shfuqizoj Amandamentin e Dytë. Nëse ajo i zgjedhë vet gjyqatarët, s’mund të bëni asgjë”, ka thënë Trump duke iu referuar Clintonit për zgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatës Supreme, nëse ajo bëhet presidente.
Amandamenti i Dytë përfshinë të drejtën për të mbajtur armë, si e drejtë e garantuar me kushtetutën amerikane.