Lajmet e fundit

Ata kishin filluar një lidhje dashurie gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, duke e gjetur njëri tjetrin pasi martesat e tyre u prishën.
Këngëtarja Gwen Stefani dhe Blake Shelton, tani pothuajse pas një viti, po planifikojnë që t’i japin fund beqarisë, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.
Krijuesja e hitit No Doubt dhe ylli i muzikës country në Amerikë, po e planifikojnë martesën e tyre dhe kanë punësuar një planifikues dasmash për ditën e tyre të madhe.
Nga krejt kjo punë, ende nuk është bërë e ditur dita e dasmës së tyre, por për që të dy të famshmit, kjo do të jetë martesa e dytë.