Lajmet e fundit

Gjashtë fëmijë nuk janë mjaftueshëm për Brad Pitt dhe Angelina Jolie!
Ata raportohet se po planifikojnë ta birësojnë një jetim sirian, të cilin aktorja e kishte takuar gjatë një udhëtimi atje.
“Gjatë një udhëtimi pa Brad-in, Angelina takoi tre jetimë, që mes vete ishin motra e vëllezër. Fëmiu i mesëm mund të fliste pak anglisht”
“Ajo u pikëllua kur e kuptoi që të tretë e kanë parë babanë e tyre duke u rrëmbyer nga ushtarët sirianë dhe shtëpia e tyre gjithashtu ishte bombarduar, duke e lenë të vdekur nënën e tyre ”, ka thënë një burim për Radar Online, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse aktorja 40 vjeçare dëshiroi t’i adoptonte të tretë, bashkëshortit të saj nuk i pëlqeu ideja, meqë nëntë fëmijë do të ishin shumë dhe nuk e dinte se si kjo do të ndikonte tek fëmijët e tjerë.
Lajmi për adoptimin e një fëmije jetim sirian u bë i ditur gjatë muajit prill të këtij viti, por procesi ka dalë të jetë më i ngadalshëm se që është parashikuar.