Shumë prej yjeve që do të performojnë sonte janë parë në prapaskenë përpara Koncertit të Kurorëzimit.
Ndërsa pjesë e këtij koncerti, është bërë tashme e ditur se do të jetë edhe këngëtarja Nicole Scherzinger, transmeton klankosova.tv.
Ajo në prononcimin e saj për Sky News, tha se ndihet e nderuar me rastin e pjsëmarrjes së saj në këtë ceremoni.
''Është njënjë e mirë, ndjenjë mbretërore. Është moment historik, është nder të jem këtu'', u shpreh ajo para mediave.
Kujtojmë që skenën e koncertit, pritet ta kryesojnë sonte me performancë, Katy Perry, Lionel Richie dhe pop grupi Take That.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.