Lajmet e fundit

Sipas analistit politik, Petrit Zogaj, i nominuari i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti është duke bërë paraqitje mediale ku shprehet besim se aty do t’ju vjen radha për krijimin e qeverisë.
Një version i tillë mund të vjen në shprehje nëse Ramush Haradinaj me koalicionin PAN dështojnë të krijojnë institucionet, njofton Klan Kosova.
Sipas Zogajt edhe nëse Vetëvendosje dhe LDK do të bëheshin bashkë, pas dështimit të PAN, ata do të kishin një problem tjetër përballë vetes, e që quhet Hashim Thaçi.
“Duke pasur Thaçin president dhe antagonizmat që ai ka nderuat me Kurtin, ai dot ë përpiqet që ta vështirësojë ardhjen e një situate që ta dekretojë Kurtin për kryeministër”, ka thënë Zogaj në “Zona e Debatit”.
“Presidenti do të përdor lloj-lloj nenesh ku do të thotë ‘kam përgjegjësi për funksionimin demokratik të institucioneve’”.
“VV edhe LDK sikur të pajtohen menjëherë, do ta kenë sfidën më të madhe te presidenti”, ka thënë Zogaj.
Ai ka thënë se do të donte një koalicion mes partisë që drejton Isa Mustafa dhe asaj që drejton Visar Ymeri, ku subjekti më i madh do të merrte përgjegjësinë më të madhe.
Për gazetarin, Leonard Kërquki, më parë është i mundur një koalicion mes LDK dhe VV sesa i PAN-it me minirotetet e që do të mund të përfshiheshin edhe deputetë të tjerë.
“Sot kryeministri Mustafa i tha disa të vërteta dhe hyri në një mënyrë në pazare, ku tha jemi të hapur të diskutojmë me AAK - VV dhe Nisma”.
“Mustafa është në gjendje të luajë. Ai nuk është betonizuar dhe nuk thotë se asesi nuk duan hyrjen në qeveri, por ai po jep variante”.
Sipas Kërqukit, Mustafa po u dërgon mesazh deputetëve të vetë, që disa janë të gatshëm ta mbështesin Haradinajn për kryeministër.
“Ai po dëshiron të thotë se, ngadalë, mund të flasim mund të bëjmë koalicionin me AAK-Niman por edhe VV”.
Ai ka shtuar se PAN me minoritet dhe deputetë tjerë nuk garanton për vendin qeverisje stabile.
“Qeveria e kaluar me 89 deputete nuk ka arrit të funksionojë tërë kohën”.
“Kushtetua është e qartë, nëse mandatari i parë nuk mund ta krijojë qeverinë, atëherë hapet gara dhe mandatari mund të shkojë te dikush tjetër duke mos e përjashtuar prapë subjektin e parë”, ka theksuar ai.
Për profesori universitar, Rrahman Paçarizi tash për tash kauzë e Vetëvendosjes nuk është zhvillimi ekonomik dhe demarkacioni, apo ndonjë çështje tjetër.
Ai ka thënë se Vetëvendosje, ka kauzë vetëm si ta çoj PDK-në në opozitë, çka pohon se kjo nuk është kauzë e shëndosh.
Paçarizi ka përmendur se ndonjë parti mund të lëshojë pe kur flitet për postin e kryeministrit për të arritur marrëveshje ani pse ai mund të jetë i votuar.
“Më 2014 nuk është pranuar Thaçit si kryeministër edhe pse ka qenë më i votuari”, ka thënë ai.