Lajmet e fundit

Sonte u mbajtën në Prishtinë.
Por homazhe për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari që ndërroi jetë të shtunën do të mbahen edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, transmeton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur, Lëvizja Vetëvendosje përmes faqes zyrtare në Facebook.
“Të hënën në Tiranë, 7 nëntor, ora 17:30 në Sheshin Nënë Tereza (para Universitetit) mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, studentit e shokut tonë Astrit Dehari”, shkruan në këtë njoftim.