Lajmet e fundit

Në Prishtinë po vazhdon të jetë garë e ngushtë për vendin e parë në mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrulla Çekut të VV-së.
Nga 79.1 për qind të kutive të numëruara deri më tani, Rama i LDK-së po prin me 34% apo 27 mijë e 380 vota, ndërsa i dyti është Çeku i VV-së me 32.87% apo 26 mijë e 464 vota, njofton Klankosova.tv.
Në vendin e tretë është Uran Ismaili i PDK-së me 22.77% apo me 22 mijë e 358 vota, i pasuar nga Bekë Berisha i AAK-së me 3.1% apo 2 mijë e 500 vota.