Lajmet e fundit

Të dielën në emisionin Familja Ime është diskutuar rreth profesionit të mamisë si dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare e cila tash e sa vjet shënohet edhe në vendin tonë më datën 5 maj.
Kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës, Magbule Elezi e cila ishte e pranishme në emision ka treguar se si ka shkuar i gjithë organizmi për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Mamive e cila këtë vit kishte moton "Mamitë udhëheqin shërbime cilësore".
Ajo ka treguar disa nga aktivitetet të cilat janë mbajtur në kuadër të kësaj dite.