Lajmet e fundit

Sot dita botërore e dhurimit të gjakut
Që nga viti 2004 kjo datë shënohet me fushatë për dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre që kanë nevoje për të. Çdo vit në datën e stome organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut” në shumë vende të botës.
Temat e fushatave që organizohen janë të ndryshme, megjithatë kanë qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë.
Kjo ditë shënohet çdo vit edhe në vendin tone dhe këtë vit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë do të organizojnë dhënien vullnetare të gjakut me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij.