Lajmet e fundit

Fushatës së operatorit publik, Vala “Të gjithë po kthehen”, sot i është bashkëngjitur edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës,) me rreth 7 mijë numra.
Kjo ndodhi, pas nënshkrimit të kontratës nga ana e Drejtorit Menaxhues të PTK-së, Agron Mustafa dhe atij të SHSKUK-së, Curr Gjocajt, kontratë e cila auomatikisht të gjithë personelin mjekësor e kalon në operatorin publik Vala.
Kthimi i spitaleve dhe i shërbimeve tjera në kwtw operator, u bë pak ditë pasi institucione, kompani dhe ndërmarrje tjera të rëndësishme publike dhe private, kanë vendosur t’i kthehen operatorit publik, transmeton Klan Kosova.