Lajmet e fundit

Posta e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “ Mitrovica”, sipas së cilët inkasimi i pagesave të faturave të kësaj kompanie do të bëhet në sportelet e Postës
Kjo Marrëveshje e nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe ai i Ujësjellësit, Sami Miftari, fillon së zbatuari nga muaji prill 2018.
Posta e Kosovës ka një rrjet të gjerë të zyrave postare në Regjionin e Mitrovicës në komunat: Mitrovicë, Skënderaj, Vushtrri dhe në vendbanime tjera rurale, transmeton Klan Kosova.