Lajmet e fundit

Fansat e serialit “Suits” veçse janë dëshpëruar me largimin e aktores Meghan Markle, që luante rolin e Rachel Zane.
Tani është lajmëruar dhe largimi i Patrick J Adams, i cili luan rolin e të dashurit të Rachel, Mike Ross.
Në një deklaratë për kastin, ekipin dhe fansat Adams ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin dhe ka konfirmuar lajmin për largimin e tij nga seriali.
“Nga thellësia e zemrës ju falënderoj. Jam i lumtur të largohem nga ekrani dhe të shndërrohem një fans i serialit” ka thënë Adams.
Gjysma e dytë e sezonit të shtatë të “Suits” do të rikthehet më 28 mars.
Gjithashtu është konfirmuar edhe sezona e tetë, ku nuk do të jenë Markle dhe Adams.