Lajmet e fundit

I njëjti do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, një rol të cilin e mban prej vitit 2018.
Më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, njofton Klankosova.tv.
Në njoftimin e ambasadës britanike thuhet se Sir Stuart Peach do të punojë me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.“Si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit, Sir Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon, dhe aleatët në SHBA dhe Evropë, për të mbështetur dhe përforcuar stabilitetin rajonal. Puna e tij do të përfshijë gjithashtu promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe shoqërive të hapura, duke favorizuar luftën ndaj krimit të organizuar dhe sfidat e tjera të përbashkëta të sigurisë, si dhe inkurajimin e zgjidhjes së çështjeve të trashëguara, si krimet e luftës dhe personat e zhdukur".
"Lidhur me këtë të fundit, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë gjithashtu të udhëheqë punën për avancimin e barazisë gjinore dhe zbatimin e Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt. Në Bosnje dhe Hercegovinë, puna e Sir Stuart Peach do të mbështesë atë të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, i cili vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të Britanisë”.
Para Britanisë, Amerika ka pasur emisar për Ballkanin Perëndimor. Gabriel Escobar që nga muaji shtator shërben në postin e të dërguarit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, pozitë në të cilën ka shërbyer më parë Matthew Palmer.