Lajmet e fundit

Mesfushori argjentinas Alexis Mac Allister po e ngjall interesimin e shumë top klubeve tash pasi shkëlqeu me kombëtaren e tij në Kupën e Botës.
Mac Allisteri u bë kampion bote me Albicelestët, ku kontribuoi shumë me lojën e tij.
Ndërkaq, edhe shefi ekzekutiv i Brightonit Paul Barber, e ka pranuar se tash pret interesim më të madh për të riun.
“Mendoj që kur lojtarët luajnë mirë, kur profili i tyre rritet, ka gjithmonë interesim”, ka thënë ai.
“Ka pasur interesim për të para Kupës së Botës, dhe jam i sigurt që do të ketë edhe më shumë më pas. Ne po punonim drejt një kontrate të re para Kupës së Botës”, ka vijuar ai.