18.05.2017 · përditësuar para 3363 dite1 min lexim
Drejtori i institutit “Riinvest” dhe analisti i njohur politik, Lumir Abdixhiku, është fytyra publike e radhës që është bërë pjesë e politikës.
Abdixhiku i është bashkuar – ashtu siç flitej – Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se ndjehet i lumtur që është bërë pjesë e LDK-së dhe ka ftuar të gjithë të rinjtë t’i bashkohen kësaj force.
“Ditëve të fundit kemi filluar takime për të krijuar një front të përbashkët. Kemi gjetur pajtim në të gjitha pikëpamjet tona. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje dhe jam i lumtur që nga sot jam pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Zotohem se do jap përkushtimin tim më të madh. Gjithashtu i ftoj të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që t’i bashkohen LDK-së”.
I pyetur për një koalicion të mundshëm pas zgjedhore me Vetëvendosjen, Abdixhiku ka thënë se dallimet konceptuale ekzistojnë, por ato dallime duhet të shemben, sepse bëhet fjalë për ballafaqimin e një sfide shumë më të madhe.
Ai ka premtuar se në LDK s’ka ardhur për kurrfarë çmimi, por thjesht për të punuar.
“S’kam hyrë në LDK për cmime, sepse obligim i gjeneratës së ardhshme është që të tregojë se në politikë s’hyhet për çmime dhe këtë unë do ta dëshmoj me kohë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.