Lajmet e fundit
Skuadra nga Anfield Road është më e fundit që synon blerjen e uellsianit, që me shumë gjasë do të largohet nga Madridi gjatë këtij afati kalimtar

Liverpool i është bashkuar rivalit të përbetuar Manchester United në garën për të transferuar sulmuesin e Real Madrid, Gareth Bale.
Uellsiani tash e një kohë është fort i lidhur me një kthim në Premierligë, pasi nuk ka arritur ta gjejë formën më të mirë në Santiago Bernabeu.
Jurgen Klopp ka paratë që duhen për blerjen e tij, pas shitjes së Philippe Coutinho tek Barcelona, dhe është gati të paguajë 100 milionë euro për Bale.