Lajmet e fundit

Kim Kardashian ka krijuar “stuhi” në internet kur e ka zbuluar emrin e djalit të saj, Saint West, por jo të gjithë janë fansa të këtij emri. Sipas raportit më të ri, Kourtney Kardashian kishte qeshur në momentin kur e ka dëgjuar, transmeton Klan Kosova.
“Kim e mban një qëndrim”, ka thënë një burim, por Kourtney u mundua që t’i dhurojë disa këshilla motrash, siç është “Shiko se si unë i kam emëruar fëmijët e mi. Ti nuk do që të bëhet shaka me ta”.
Kim është e njohur për kokëfortësinë e saj, por është e dukshme që Kourtney ia do të mirën. Ajo zgjodhi emra pak më të lehtë për fëmijët e saj – Mason, Penelope dhe Reign.