Lajmet e fundit

Po mbahet konferenca ndërkombëtare mbi trafikimin e fëmijëve që është organizuar nga Caritas.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë përfaqësues të Caritas nga e gjithë Evropa, organizatë e cila po merret me çështjen të trafikimit duke e luftuar këtë fenomen.
Në këtë konference u tha se edhe në Kosovë ka viktima të trafikimit dhe disa raste janë gjetur dhe janë dërguar nëpër strehimoret vendore, derisa autoritetet vendore janë duke punuar në drejtim të ndalimit të kësaj dukurie.