Lajmet e fundit

Së shpejti loja e famshme “Monopoly” do të jetë në gjuhën shqipe.
Madje në këtë lojë do të figurojnë edhe monumentet më ikonike të Kosovës.
Kështu u bë e ditur përmes një konference për media të enjten, ku u njoftua se kompania angleze ia ka dhuruar licensën edhe Kosovës.
E pjesëmarrja e shtetit të ri në këtë brend po vlerësohet si ndihmesë për zhvillimin kulturor dhe jo vetëm.
Përjashtim në përfshirje do të kenë monumentet fetare, si dhe ato që kanë të bëjnë me luftën e fundit në Kosovë.
Loja do të jetë në treg gjatë verës së vitit 2022.