Lajmet e fundit

Një aktivist i të drejtave të komunitetit LGBTI ka bërë të ditur që do të ketë një protestë masive në Washington, protestë e cila është inspiruar nga ajo e javës së kaluar ku mijëra persona dolën në marshin për të drejtat e grave.
David Bruinooge nga Brooklyn, ka bërë të ditur që protesta do të mbahet me 11 qershor dhe është kundërpërgjigje e administratës së Presidentit Donald Trump, transmeton Klan Kosova.
Komuniteti LGBTI ka shprehur shqetësimin për numrin e sulmeve ndaj anëtarëve të këtij komuniteti, që nga zgjedhja e Trump për President.