Lajmet e fundit

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, sot ka marrë vendim për lirimin e hapësirës së oborrit të komunës, në shërbim të mërgimtarëve.
Ai gjithashtu ka lëshuar urdhëresë për të gjithë shërbyesit civil, që të mos i parkojnë veturat në këtë hapësirë.
Në kuadër të masave për pritjen e mërgimtarëve dhe krijimin e lehtësirave dhe ofrimin e shërbimeve më efikase, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, gjithashtu ka deklaruar se do ta zgjasë orarin e punës për shërbimet e caktuara.
Një vendim të tillë e ka marrë ditë më parë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. /klankosova.tv/.
https://klankosova.tv/kryetari-i-rahovecit-firmos-vendimin-qe-lejon-mergimtaret-hyrjen-ne-oborrin-e-komunes/