Autoritetet daneze po i hetojnë akuzat për "ngacmim seksual dhe degradim" në Zentropa, studio filmike e themeluar bashkë me regjisorin e famshëm Lars Von Trier.
Hetimi vjen si përgjigje ndaj një raporti të gazetës daneze Politiken, në të cilën nëntë gra - të gjitha ish-punonjëse të Zentropa - flisnin për një kulturë "të rrënjosur" të abuzimit në studio, transmeton Klan Kosova.
Disa nga gratë që u intervistuan thanë se trajtimi i tyre i kishte shtyrë ato të ndalonin krejtësisht së punuari në industrinë e filmit.
Shumë nga akuzat qëndrojnë në lidhje me bashkëthemeluesin e Zentropa dhe ish-drejtorin e përgjithshëm Peter Aalbæk Jensen, me gra që pohojnë se ai iu kërcente në gjinjtë e tyre dhe iu kërkonte të shtriheshin në gjunjë e të goditeshin pastaj.
Sipas raportit, ishin të trajnuarat e reja femra, të cilëve u ishte thënë nga Jensen që të merrnin korseta, ose çuditërisht, t'i vaksinonin derrat e tij.
Akte të tjera seksualisht degraduese janë kryer në ndejat e Krishtlindjeve të kompanisë, ndërsa Jensen dyshohet se kishte shpërndarë çmime për të trajnuarit e zhveshur më së shpejti, ose kishin qimet më të gjata pubike, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Rshs_rSdL-M
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.