Lajmet e fundit

Përveç policisë dhe shërbimeve emergjente në Maqedoni, kërkesës për ndihmë në rastin e fatkeqësisë së vërshimeve iu është përgjigjur edhe KFOR-i, njofton Klan Kosova.
Personeli i kontingjentit të KFOR-it zviceran, kanë arritur në Maqedoni në mbrëmjen e 11 gushtit, të cilët kishin me vete pajisje të rënda për tërheqje, ngarkues, ekskavatorë dhe kamionë për mbeturina në mënyrë që të mbështesin operacionin për ndihmë në rast fatkeqësish, i cili po udhëhiqet nga autoritetet kombëtare.
Kjo nuk është hera e parë që KFOR-i i është përgjigjur në një krize të llojit të tillë, e cila u shkaktua nga fatkeqësia natyrore, duke përfshirë vitin 2000 ku ndihmoi me zjarret pyjore në Maqedoni.