Lajmet e fundit

Rihanna i ka ndihmuar mikes së saj që ta gjejë valixhen e humbur
Në rrjetin social Instagram, grimerja e saj, Priscilla Ono, ka treguar se i është humbur valixhja gjatë fluturimit me KLM Airlines dhe se si kur i ka telefonuar atyre, është mbajtur të presë gjatë në linjë dhe më pas ia kanë ndërprerë telefonatën.
“Mi kanë humbur dy valixhet e mia me gjithë punën time jetësore në to. E kam plotësuar një raport për këtë, por ende nuk mund të lidhem më askë prej tyre. Më kanë mbajtur në telefon për 40 minuta duke pritur dhe më pas e kanë ndërprerë linjën. Kjo është shumë frustuese dhe pikëlluese. Aty kam mjetet e mia të para 14 vjetëve që janë të pazëvendësueshme”, shkroi Ono.
Me të parë këtë postim, menjëherë ka reaguar Rihanna e cila i shkroi kompanisë në fjalë dhe gjatë së njëjtës dite dy valixhet janë gjetur dhe i janë dërguar grimeres me postë të veçantë.
Nga një manjate e bukurisë e deri në shërbim të konsumatorëve me përsosmëri, nuk ka asgjë që vërtetë Rihanna nuk mund të bëjë.