Lajmet e fundit

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili tani i takon NISMA-s për Kosovën, i është bashkuar protestës së partive opozitare, në kërkim të dorëheqjes së qeverisë dhe për një shtet me sovranitet.
Në një fotografi që kryetari i NISMA-s e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Krasniqi shihet krah bashkëpartiakëve të tij.
Krasniqi për disa vjet me radhë kishte qenë nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa pasi bashkë me Fatmir Limajn themeloi NISMA-n për Kosovën, ai është Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.