Lajmet e fundit

Raportimet për vrasjet pranë Kievit bënë që Franca, Gjermania dhe Suedia të dëbojnë diplomatët.
Ndërkaq, agjencia e lajmeve Reuters raporton se edhe Italia, dhe Danimarka kanë bërë tani të njëjtën gjë.
Italia ka dëbuar 30 diplomatë rusë për shkak të shqetësimeve të sigurisë, ka thënë zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Luigi Di Maio, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se Danimarka ka dëbuar 15 diplomatë rusë pas provave të shfaqura për vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit.
Ndryshe, Suedia tha se do të dëbojë tre diplomatë rusë që nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të Konventës së Vjenës.