Lajmet e fundit

Kolegji kosovar ISPE, i është bashkuar operatorit Vala, për të krijuar kështu pakon e përbashkët studentore, qëllim i së cilës është që studentët, pavarësisht se nga cili vend vijnë apo ku studiojnë, të flasin mes vete sikurse të ishin brenda grupit.
Përmes një komunikate nga zyra për media e operatorit të telefonisë mobile në Kosovë, Vala, bëhet e ditur se marrëveshja në mes të dyja palëve është nën shkruar nga Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe nga Drejtuesi i ISPE-së, profesor Avni Mazreku.
Para Kolegjit ISPE, kolegji Biznesi iu bashkua Vala-s me 3.150 studentë, “Fama” me 9 mijë studentë, “Universum” me 3 mijë studentë, “Iliria” me 5 mijë studentë, “UBT” me 7 mijë studentë, “AAB” me mbi 10 mijë studentë, “Dukagjini”, “Juridica”, “Dardania”, etj, etj,.
Pakoja N’Trip, ku kanë aderuar pothuajse të gjitha universitetet me studentët e tyre, ka një çmim prej 2.99 euro në muaj dhe brenda këtij çmimi, do të kenë 2GB internet 3G/4G, biseda të pakufizuara dhe 500 sms.