Lajmet e fundit

I tërë personeli i Ndërmarrjes Publike “Infrakos” që nga fillimi i këtij muaji do të kenë numra të VALA-s, sikurse pjesa më e madhe e institucioneve publike e shtetërore dhe kompanive të shumta private.
Kjo u mundësua pas nënshkrimit të marrrëveshjes nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Gent Begolli dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”, Agron Thaçi, marrëveshje kjo, e cila automatikisht të gjithë stafin e kësaj ndërmarrje e kalon në operatorin publik Vala.
“Me këtë marrëveshje të lidhur sot dhe ato që kemi lidhur deri më tani, janë një tregues sinjikativ se gjithnjë e më tepër është duke u rikthyer besimi në shërbimet dhe produktet që ofron Vala, ndërkaq me përforcimet e bëra në rrjet si dhe me ofertat e reja që do t’i promovojmë në javët në vazhdim, synojmë që të kthejmë tek ne edhe shumë institucione të tjera”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.
Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i “Infrakos” bëri të ditur se tash e tutje personeli që ai udhëheq do të ketë lehtësime dhe përparësi të tjera të komunikimit që është një ndihmesë e madhe teknike për mbarëvajtjen e punëve operative.