Lajmet e fundit

Ajo po bën një rikthim të madh këtë vit, me lansimin e albumit të saj të dytë “Digital Distortion”.
Dhe Iggy Azalea po i qaset vitit të saj të ri me një qëndrim e një pamje të re, pasi që tha se do donte ta fshinte nga jeta e saj vitin 2015, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ajo duket jashtëzakonisht bukur e në formë në foto sesionin e ri për Schon Magazine, për të cilën ka bërë një seri fotografish “topless”.
25 vjeçarja Iggy me njërën dorë i ka mbuluar asetet e saja, por poza prapë mbetet dramatike.
Në intervistën dhënë për këtë revistë, Iggy thotë se e ka një vit të ngjeshur përpara, sepse edhe do të publikojë albumin e ri por edhe do të martohet me të dashurin e saj, basketbollistin e NBA Nick Young.
Iggy dhe Nick janë në një lidhje dashurie që nga viti 2013 dhe janë fejuar në qershor të vitit 2015.