Lajmet e fundit

Mac Miller nuk do t’i mbajë koncertet e planifikuara gjatë kësaj jave.
Reperi25-vjeçar njoftoi në Twitter se ai ka anuluar koncertet e tij në Sasquatch Music Festival në Uashington të shtunën dhe në Soundset Festival në Minesota të dielën, transmeton Klan Kosova.
“Soundset dhe Sasquatch, unë nuk do të performojë këtë fundjavë. Ju falënderoj për mirëkuptimin. Do të kthehem”, shkroi Mac.
Në fillim të kësaj jave, koncerti i të dashurës së Mac, Ariana Grande’s, në Mançester, Angli, u bombardua ku mbetën të vrarë 22 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.
Mac është duke e mbështetur këngëtaren dhe familjen e saj gjatë kësaj kohe të vështirë.