Lajmet e fundit

Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Hanit të Elezit ka kërkuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit e që të rifillojnë mësimin.
Drejtori Arsimit në këtë komunë, Menduh Vlashi, ka thënë se pas reflektimit pozitiv të Qeverisë për rritje të pagave duhet të vijohet mësimi, njofton Klan Kosova.
“Drejtoria për Arsim Kulturë Rini e Sport e Komunës së Hanit të Elezit, pas reflektimit pozitiv të Qeverisë për rritje të pagave,kërkojmë nga mësimdhënësit dhe nxënësit e Komunës tonë që të rifillojë mësimi,me qëllimin më të mirë për mos humbjen e orëve të mësimit nga fëmijët tanë”, ka thënë Vlashi.
Institucionet komunale të Hanit të Elezit janë shprehuar të përkushtuar që të bashkëpunojnë më te gjithë akterët që të mos dëmtohet procesi mësimor.