Lajmet e fundit

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Arllat të Drenasit, në rrugën për Malishevë.
Përveç viktimës janë lënduar edhe gjashtë persona të tjerë.
"Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje", tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
"Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonalë të komunikacionit rrugor".
https://klankosova.tv/aksident-i-rende-ne-arllat-te-drenasit-nje-i-vdekur/