Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën të ditur se edhe dy persona të tjerë janë prekur me Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Sipas IKSHPK sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar 108 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoVtë, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.
Nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e tetë (88) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.749 kontakte të rasteve.
Nga data 01.02.2020 deri me 27.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 19.151 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.481, Vërmicë 5.149, Jarinje 1.536, Dheu i Bardhë 1.027, Hani i Elezit 2.892, Kullë 1.208, Qafë Morinë 47, Bërnjak 538, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.