Lajmet e fundit

Qyteti i Drenasi sot shënon Ditën e Çlirimit, pas luftës së fundit në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Më rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë të rënët, kanë vendosur flamuj ne të gjitha varrezat e dëshmorëve dhe martirëve.
Në ora 10:00 sot pritet të mbahet seanca solemne, ndërsa duke filluar nga ora 10:20 do të behën homazhe të shtatoret ne sheshin “Fehmi Lladrovci”, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë si dhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve.