Lajmet e fundit

Beyonce është bërë qendra e kritikave për përdorimit ë Photoshop-it. Fansat e këngëtares thonë se një fotografi e saja është edituar shumë para se të publikohej, në mënyrë që asaj t’i krijohej figurë më e hollë dhe me një hapësirë në mes të këmbëve.
Pop ylli njihet për format e saja femërore, mirëpo është një fotografi për Ë Magazine, që ka shkaktuar zemërim në mesin e fansave të saj.
Në momentet kur ajo është bërë epiqendra e mediave botërore pas lajmit për albumin e ri “limonade”, revista e modës ka publikuar një fotografi të sajën të vitit 2011 ku ajo duket tërësisht e përpunuar me photoshop, transmeton Klan Kosova.