Lajmet e fundit

Në kuadër të një aksioni të Policisë së Kosovës të zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Podujevë, Gjilan dhe Istog, të mërkurën janë arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale si për marrje ryshfeti dhënie ryshfeti dhe kanë hartuar raporte të rrejshme.
Katërmbëdhjetë nga të dyshuarit ishin zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, njofton Klan Kosova.
Sipas prokurorit të rastit, Rafet Halimi, të gjithë këta zyrtarë akuzohen për disa vepra penale. Zhvillimet e së mërkurës lidhen me ato të aksionit të 24 shkurtit, ku po ashtu u arrestuan 12 persona.
Ky hetim ka zgjatë disa muaj dhe është vazhdimësi e atij të para disa muajve, janë siguruar prova të mjaftueshme.
Dëmet që dyshohet se u shkaktuan nga keqpërdorimet me subvencionet sipas prokurorit janë rreth 1 milionë euro, ndërkaq ai nuk e mohoi që mund të ketë aksione tjera në vazhdimësi.