Lajmet e fundit

Në Austri kanë arritur edhe 10,000 emigrantë të shtunën, duke e rritur kështu numrin e përgjithshëm të të ikurve nga vatrat e luftës që janë vendosur në shtetet e Bashkimit Europian, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Emigrantët kanë ardhur nga Kroacia në Hungari, e cila i ka përcjellë për në Austri.
Hungaria ka akuzuar Kroacinë për moszbatim të ligjit ndërkombëtar, pasi që kjo e fundit nuk i ka regjistruar emigrantët siç e kërkojnë rregullat.
Në ndërkohë, 26 emigrantë janë raportuar të zhdukur pasi që varka e tyre u përmbyt afër Greqisë.
Rojat bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 20 persona por u është thënë se në varkë ishin 46 njerëz gjithsejtë, kur u përmbytën në afërsi të ishullit Grek Lesbos.