Lajmet e fundit

Kukulla që ngjan si Ed Sheeran është rikthyer në videoklipin e tij të ri të këngës “Happier”.
Ky projekt i publikuar sot është i shkëputur nga albumi i fundit i këngëtarit 27-vjeçar, ku përfshihet kukulla e videoklipit të tij “Sing”, e cila tani e gjen ish të dashurën e tij , e cila është e bërë nga balonat, duke u kënaqur në takim me një djalë tjetër.
Kukulla Ed më pas fillon të pijë e vetmuar në një lokal dhe fillon të reflektojë.
Megjithatë, në jetën reale Ed duket më i lumtur se kurrë me të fejuarën e tij Cherry Seaborn.