Lajmet e fundit

Organizata bamirëse Comic Relief ka konfirmuar se fëmijët të cilëve Ed Sheeran ua kishte zgjatur dorën, tani janë të sigurt.
Në një deklaratë të lëshuar, pas apelit të tij, organizata ka zbuluar se përpjekjet e muzikantit britanik për strehimin e fëmijëve e rrugëve të Liberisë, ua kanë shpëtuar atyre jetën, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ed Sheeran ishte lëvduar nga të gjithë, kur kishte refuzuar që t’i lë disa djemë të përdhunuar dhe abuzuar të rrugëve të Liberisë, të cilët i kishte takuar sa ishte duke u xhiruar.
Ai ishte lutur që të gjendet një shtëpi për ta, dhe falë tij tani ata kanë gjetur shtëpi.