Lajmet e fundit

Ed Sheeran po i thotë lamtumirë Twitter-it.
26-vjeçari në një intervistë për The Sun tha se ai po largohet nga Twitter pasi ai është lodhur nga shakatë e internetit, transmeton Klan Kosova.
“Unë kam dalë plotësisht nga Twitter, plotësisht. Unë hy në të dhe nuk ka asgjë tjetër përveç se gjëra që thonë jo të rëndësishme që thonë njerëzit”.
Ed vazhdoi duke thënë se komentet që bëjnë njerëzit e kanë bërë atë të ndjehet keq dhe nuk do të merret me këtë më.
“Një koment rrënon ditën tënde”, tha ai.
Vetëm për shkak se Ed hoqi dorë nga Twitter nuk do të thotë se ai po heq dorë nga të gjitha rrjetet sociale. Ju mund ta gjeni atë ende në Instagram.