Lajmet e fundit

Ed Sheeran befasoi fansat e tij derisa po performonte në stadiumin e Wembley mbrëmjen e kaluar.
Atij i’u bashkangjit në skenë legjenda e muzikëz, Sir Elton John.
John u ul në piano dhe performoi këngën e tij “Don’t Go Breaking My Heart” derisa më vonë të dy kënduan “Afire Love”, transmeton Klan Kosova.
Sheeran derisa po prezantonte daljen e John te fansat e shokuar, ai tha se ka realizuar ëndërrat e tij.
“Njerëzit gjithmonë më kanë pyetur nëse kam realizuar ëndërrat. Wembley dukej diçka shumë e madhe për ta arritur. Andaj, unë fola me dikë që ka pasur një impakt të madh në karrierën time dhe ai tha se dëshuron të vij të më shoh teksa performoi në Wembley”
“Unë i thashë se ai do të ngjitet në skenë” tha Sheeran para fansave të shumtë të tij.
Më vonë, ai e ndau edhe në rrjetet sociale një foto në prapaskenë me të duke shkruar se ishte nder i madh ta ndaje skenën më këtë njeri.