Gjatë ditës së sotme është duke u zhvilluar ecja simbolike kundër sëmundjes së kancerit të gjirit, në të cilën po marrinn pjesë shumë personalitete të ndryshme të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Aty u tha se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje është shpëtimi i jetës dhe suksesi i çdo gruaje.
Organizatorët e kësaj ecje thanë se janë munduar që këto mesazhe të shkojnë në secilën familje, në mënyrë që qytetarët të kenë sa më shumë informata.
Muaji tetor i përkushtohet ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit në të gjithë botën. Ndërsa në Kosovë, ky është viti i 11 që organizohet ecja solidarizuese, që tani më është bërë traditë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.