Lajmet e fundit

Për herë të parë në historinë e Kosovës, një pranim-dorëzim detyre i presidentit të Kosovës, do të bëhet në mënyrë ceremoniale e madhështore.
Atifete Jahjaga, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë pritet t’ia dorëzojë solemnisht detyrën Presidentit të ri Hashim Thaçit, që u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës me 26 shkurt të këtij viti.
Jahjaga dhe Thaçi, kanë ecur së bashku drejt binës ku do t’ia dorëzojë presidencën Thaçit, i cili tash e tutje ka 5 vjet mandat për të qenë në krye të shtetit.