Lajmet e fundit
Mbrojtësi është transferuar në Stadium of Light pasi ka impresionuar Macet e Zeza në stërvitjet e javëve të fundit.

Sunderland ka kompletuar transferimin e ish mbrojtësit të Arsenalit Emmanuel Eboue.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka stërvitur me Macet e Zeza në javët e fundit, dhe klubi ka vendosur t’i ofrojë kontratë deri në fund të edicionit.
Mbrojtësi ishte lojtar i lirë pas largimit nga Galatasaray në fund të edicionit të shkuar, pasi fitoi tre herë ligën në katër vjetët e qëndrimit në Turqi.