Lajmet e fundit

Liberia është pa Ebola tash e 42 ditë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), zyrtarisht ka njoftuar të shtunën se Ebola më nuk është e pranishme në Liberi, pasi nuk ka pasur asnjë rast të saj tash e 42 ditë.
Kjo sëmundje ka lënë të vdekur 4.700 njerëz.
“Shpërthimi i virusit Ebola në Liberi tanimë ka përfunduar”, thuhet në deklaratë.
WHO është shprehur që është merita e qeverisë dhe popullit liberian që nuk u lëkundën kurrë në luftën e tyre kundër Ebolës.
Rasti i fundit i Ebolës ishte një grua që kishte vdekur me 27 mars.