Lajmet e fundit

Kompania e fluturimeve EasyJet i ka filluar bisedimet me rregullatorët e aviacionit të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian, për ta zhvendosur selinë e kësaj kompanie nga Britania e Madhe.
Sky News raporton se shefja ekzekutive e EasyJet, Carolyn McCall, ka pasur disa takime private ku është këshilluar me akterë të ndryshëm, për mundësinë e zhvendosjes së selisë kryesore të kompanisë në Britani, në ndonjë vend tjetër dhe ky vendim ka ardhur pas rezultateve të referendumit për BREXIT, transmeton Klan Kosova.