Lajmet e fundit

Një floktare britanike, u dënua me burgim të përjetshëm javën e kaluar pasi ajo goditi për vdekje të dashurin e saj vetëm sepse e ndjente që po kalonte shumë kohë në rrjetin social Facebook.
Terri – Marie Palmer vrau të dashurin e saj 24 vjecar Damon Searson ngase mendonte që po e injoronte në cdo kohë duke shpenzuar momentet në Facebook, shkruan Daily Mirror, transmeton Klan Kosova.
Palmer cdo ditë postonte në Twiiter, momentet kur i dashuri i saj e nervozonte derisa qëndronte në rrjetet sociale, ku sipas saj ai ndante kohë duke shkëmbyer mesazhe dhe fotografi me vajza të tjera. Ndërkaq sipas raportimeve ku u mbajt seanca gjyqësore në Angli, për vendimin përfundimtar, ajo tha se pëfundimisht u ngop më nga zemërimet që i bënte i dashuri i saj dhe përfundimisht e sulmoi atë me armë të ftohtë në kraharor të majt pikërisht në zemër duke e lënë pa shenja jete, përcjellë Klan Kosova.